Përgjatë gjithë këtyre viteve që kanë qenë pjesë e televizionit, motrat Marina dhe Luana Vjollca kanë dëshmuar se nëse e duan diçka, e arrijnë atë.
Dhe dy bukuroshet duket se nuk janë ndalur as para armiqësisë së vjetër mes dy partnerëve të tyre, Getoar Selimi dhe Krenar Çoçaj.
Dy djemtë vite më parë janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm, ku Krenari, goditi mikun e at’hershëm të Getit, Ledri Vulën, pasi ky i fundit ishte lidhur me Dafina Zeqirin, ish të dashurën e Krenarit. Çështja madje shkoi edhe në gjykatë, ku Getoari dëshmoi në procesin kundër Çoçajt.
Megjithatë, me martesën e Marinës dhe Getit, duket se dy djemtë i kanë vënë një gur përsipër sherrit të hershëm dhe tashmë janë shndërruar në baxhanakë të preferuar. Ata madje së fundmi kanë nisur të bëjnë edhe batuta komike në rrjetet sociale me njëri-tjetrin.
Siç ka zbuluar “Xing.al”, ka qenë Krenari ai i cili në një foto të re të Getoarit, i ka shkruar: “Me telefon t’ri Mustaf poo!”
Dhe nuk ka munguar as një përgjigje ng Geti, i cili i ka komentuar: “Ahahaha @krenarcocaj e vjetër foto Skënder!”. /Xing.al/
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...