“News Growl” e ka cilësuar Vlora Çitakun si ambasadoren më me stil në Washington.
Revista “News Growl” i ka kushtuar asaj një artikull, ku vlerësohet për stilin e saj, shkruan lajmi.net.
Sipas kësaj reviste, Çitaku një herë i kishte thënë një gazetari se shpresonte të kapërcejë stereotipin që të gjithë politikanët në Kosovë duhet të jenë të moshuar dhe të jenë burra.
“E gjallë, magjepsëse dhe dinamike, Çitaku ka bërë një rrugë të gjatë që kur ishte refugjate si adoleshente gjatë Luftës së Kosovës.”, thuhet ndër të tjera në atë artikull.
Çitaku u emërua ambasadore në Shtetet e Bashkuara në gusht të vitit 2015.
Theks i veçantë, në këtë artikull i jepet marrëdhënieve Kosovë-SHBA, “Marrëdhëniet me Amerikën janë veçanërisht të rëndësishme për kosavarët për shkak të rolit të rëndësishëm që Ushtria Amerikane luajti në dhënien fund të luftës së Kosovës.”
“Nëse dikush do të më kishte thënë 18 vjet më parë, gjatë kohës kur unë isha refugjate, se një ditë unë do të bëhesha ambasadore, nuk do ta kisha imagjinuar se kjo mund të ndodhte me të vërtetë”, ka thënë Vlora.
Artikulli vazhdon me “Kush tha se anëtarët e trupit diplomatik nuk mund të veshin xhinse? Çitaku krijoi këtë kombinim të modës duke i bashkuar xhinset me ngjyrë të lehtë, me një këmishë të butë krem dhe një shall mëndafshi. Është vërtet e mahnitshme se si një përzierje e stileve krejtësisht të kundërta mund të rezultojë me një ‘look’ të tillë të modës.”
Artikulli më tej flet për mënyrën se si Çitaku bën kombinimin e veshjeve, e që çdo herë rezultati i saj është një stil shumë i veçantë.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj