Gazeta prestigjoze, “New York Times” ka shkruar një artikull për 15 yje të muzikës pop që duhet dëgjuar, ku në mesin e tyre ishte edhe Melinda Ademi.
Përkundër popullsisë së vogël, Kosova luan rol kryesor në skenën e sotme të muzikës pop, falë yjeve të famshme si Dua Lipa dhe Rita Ora, shkruan New York Times, përcjell portali arbresh.info.
Babai i Melinda Ademit u largua nga Kosova në vitet e 90′-ta , pasi filloi lufta nga Serbia e kjo luftë shkakoi krizë të madhe refugjatësh.
Melinda ka lindur në Gjermani, ajo jetoi atje derisa familja e saj fituan ‘green card’ si leje qëndrim në SHBA. Tani ajo ka shkuar në Kosovë për të nisur karrierën muzikore.
Ademi gjithmonë donte të këndonte dhe madje hyri edhe në “American Idol”. Kohën e fundit ajo zbuloi se mund të këndojë rep.
“Unë po përpiqesha të krijoj këngë dhe kuptova se më shumë më tërheqnin meloditë dhe tingujt shqiptarë. Unë vendosa se do të ishte më mirë për mua dhe shijet e mia për të adhur këtu”, ka thënë Melinda.
Sipas këtij mediumi, shtimi i repereve në këtë zhanër nuk është mirëpritur nga të gjithë, muajib e kaluar në një intervistë televizive, Ledri Vula, një yll kosovar tha “Edhe gratë dinë të bëjnë rep, do të thotë se diçka nuk është në rregull”.
“Nuk mund të flasë me të vërtetë për atë që tha ai apo synimet e tij”, ka thënë Ademi kur u pyet ta komentojë atë deklaratë.
“Unë mund të flas për klimën muzikore këtu dhe si femra, po e bëjmë më të mirën”, shtoi Melinda. /arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...