Pasi lansoi dy videokilipe që kryesuan top listat muajin e kaluar, The Weeknd, ka lansuar një klip në formë të filmit të metrazhit të shkurtër me titull “He Was Never There” nga albumi “My Dear Melancholy” me gjashtë këngë.
Më shumë se sa thjesht një videoklip, “He Was Never There” duket si një mini dokumentar.
Është një shfaqje prapa “perdeve” që tregon jetën e The Weeknd në studio. Shfaq bisedat, interpretimet e shkurtëra dhe momentet e tij teksa i realizon këngët.
Zëri i tij vjen në formë narative në pjesë të ndryshme të klipit. Ai sqaron se si projekti u realizua në një muaj e gjysmë.
Kjo është video e tretë nga “My Dear Melancholy”. Muajin e kaluar, The Weeknd po ashtu lansoi premierat e klipeve “Try Me” dhe “Call Out My Name” nga po i njëjti album.
Pasi kryesoi Billboard 200 me “My Dear Melancholy”, The Weeknd do të performojë materialin e ri muzikor në coachella. Ai pritet të publikojë edhe dy pjesë tjera nga albumi i ri, pjesë të reja këto, gjithnjë nëse spekulimet janë të vërteta. /Telegrafi/
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...