Më në fund e kemi edhe datën e premierës së sezonit të ri të triler serisë “Black Mirror”. “Netflixi” njoftoi se seria çmim-fituese do të kthehet me sezonin e 5-të më 5 qershor, kur do ta kenë premierën tre episode. Në këtë sezon do të shohim disa persona të famshëm: Anthony Mackie, Miley Cyrus, Yahya Abdul-Mateen II, Topher Grace, Damson Idrisin Andrew Scott, Nicole Beharie, Pom Klementieff, Angourie Rice, Madison Davenport dhe Ludi Lin.
Të tri episodet janë shkruar nga Charlie Brooker dhe Annabel Jones, ndërsa përsëri bën fjalë, natyrisht, për teknologjinë e cila shërben si kritikë për mediat sociale. Në këtë sezon autorët na premtuan edhe më shumë fuqinë e inteligjencës artificiale, teknologjisë inteligjente dhe realitetit virtual, shkruan KOHA Ditore.
Sezoni i pestë vjen më pak se gjashtë muaj pas “Black Mirror: Bandersnatch” që u mirëprit shumë mirë. Shikuesit vetë mundën të marrin vendimin për personazhin kryesor kështu që vetë e krijuan aventurën e tyre e cila ka mundur të zgjasë disa minuta ose disa orë. Ky format disa i ka mahnitur, ndërsa të tjerët e kritikuan.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’