Netflix ka njoftuar një raund tjetër të shkurtimeve të vendeve të punës, ndërsa përballet me rritjen e konkurencës.
Netflix tha se do të mbyll 300 vende pune, afërsisht 4% të fuqisë së tij punëtore, kryesisht në SHBA, transmeton portal arbresh.info
Lëvizjet vijnë pasi kompania pa një rënië drastike të abonimeve gjatë muajit prill.
Firma po eksploron një shërbim të mbështetur nga reklamat dhe po lufton ndarjen e fjalëkalimeve ndërsa përpiqet të nxisë rritjen.
Ndërsa Netflix ka 220 milionë abonentë globalisht dhe mbetet lider i qartë në tregun e transmetimit, ai është përballur me konkurrencë të ashpër vitet e fundit me lançimin e platformave rivale si Disney Plus dhe Prime Video të Amazon.
Kompania gjithashtu filloi së fundmi një seri rritjesh çmimesh në SHBA, Britani të Madhe dhe gjetkë, gjë që ka kontribuar në humbjen e abonentëve./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...