Nesër zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Festivalit Evropian të këngës ” Evrovision” ku merr pjesë edhe Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”. Gjatë mbrëmjes së djeshme u kualifikuan për natën finale dhjetë vende, përfshirë Serbinë dhe Slloveninë. U kualifikuan edhe Australia, Islanda, Qipro, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Estonia, Çekia, San Marino dhe Sllovenia.
Më 18 maj në Tel Aviv të Izraelit do të zhvillohet edhe finalja e këtij Festivali ku pas votimit të jurisë profesioniste do të zgjidhet fituesi i këtij edicioni.
Vitin e kaluar vendin e parë në Eurosong e fitoi shteti Izraelit i cili u përfaqësua nga këngëtarja Netta Barzi me këngën “Toy”.
“Eurovision”-i u mbajt për herë të parë në vitin 1956 me qëllim bashkimin e popujve të Europës pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa sot, ai shënon një audiencë të kombinuar botërore prej rreth 200 milionë njerëzish.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...