Nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të organizohet një koncert në shenjë falënderimi për diasporën.
Fillimisht nga ora 10:00, Ministria e Punëve të Jashtme do të organizoj festën madhështore “FALEMINDERIT MËRGATË” në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, shkruan Arbresh.info
Përmes këtij organizimi, qytetarët mund të jenë pjesë e këndeve të shumta e gjithashtu do të promovohen edhe produktet vendore, turizmi, kultura, teknologjia etj.
Ndërsa pas këtyre aktiviteteve, nga ora 18:15 do të filloi koncerti “FALEMINDERIT MËRGATË” dhe do të jetë falas për të gjithë.
Në koncert do të performojnë Dafina Zeqiri, Ardian Bujupi, Luiz Ejlli, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Fisnikët”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të...
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...
Sulmi në Gjermani, Biden: SHBA qëndron me aleatët kundër ter...
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënder...
Vetaksident në Sllatinë, lëndohet një person
Mbi 30 të vdekur nga përplasja e një kamioni dhe një autobus...