Nënë e Gigi Hadid ka disa fjalë për Zayn Malik

09:21 | 8 Shkurt 2018
Arbresh.info

Është nëna e dy prej modeleve më të njohura në botë, Gigi dhe Bella Hadid.

Yolanda Hadid në një intervistë ekskluzive për MailOnline ka folur për premierën e serialit të saj më të ri të saj ‘Making a Model’, shkruan arbresh.info.

Në këtë intervistë ajo ka folur edhe për dhëndërrin Zayn Malik i cili është në lidhje me modelen Gigi Hadid.

Ish-modelja Yolanda është pyetur për një martesë të mundshme në mes të çiftit.

Ajo ka deklaruar se është e lumtur për lidhjen e tyre dhe gjithmonë do ti përkrah për vendimet e tyre.

“Është udhëtimi i tyre dhe unë do ti përkrah të dy përderisa ata janë të lumtur së bashku, edhe unë jam e lumtur për ta”, u shpreh ajo.

Dyshja Gigi dhe Zayn janë në lidhje tash e dy vite, ndërsa e pyetur për një fejesë të mundshme Yolanda deklaroj se është vendimi i tyre personale por që shpreson që kjo të ndodh së shpejti.

Ndryshe, edhe Yolanda Hadid ishte një modele e suksesshme dhe pjesë e Ford Models duke ka sfiluar për shumë brende të njohura botërore./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme