Nëna e Selena Gomez shkaktare e ndarjes me Justin Bieber?

16:51 | 13 Mars 2018
Arbresh.info

Nëna e aktores dhe këngëtares së njohur Selena Gomez, Mandy Teefey ka deklaruar hapur që ajo nuk e përkrah lidhjen e vajzës së saj me Justin Bieber.

Raportet e çiftit të cilët u ribashkuan pas disa vitesh janë prishur përsëri, shkruan arbresh.info.

Por, arsyeja e ndarjes së tyre nuk është nëna e Selenës.

Sipas disa burimeve të afërta me çiftin të cilët për herë të parë u lidhën në vitin 2010, problemet mes çiftit janë shumë të mëdha se sa kundërshtimi i lidhjes nga nëna e aktores.

Gjatë një interviste muaj më parë Teefey ka deklaruar që nuk është e lumtur për lidhjen e Justin dhe Selena por, që ajo nuk do ta pengoj lumturin e vajzës së saj asnjëherë.

Ndërsa, çifti Selena dhe Justin përkundër disa probleme që kanë pasur kohëve të fundit ata thuhet se nuk janë ndarë dhe pritet një ribashkimi i tyre shumë shpejt./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme