Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e ka cekur gjithmonë me krenari prejardhjen e saj.
Pasi, Rita uroi Pavarësinë me fotografi e veshur me veshje kombëtare, i menjëhershëm ishte reagimi i nënës së saj, Vera Ora, shkruan portali arbresh.info
Vera ka publikuar në Instagram foton e Ritës e veshur me veshje tradicionale dhe ka shkruar:
“Flm për lavderata, Rita është e veçantë por jo ma ndryshe se të rinjtë tjerë shqiptarë që përfaqëson ajo! Mu për këtë krenohet me prejardhjen e saj! Qeshu rini qeshu”, kanë qenë fjalët e nënës së këngëtares.
Kjo paraqitje e saj me veshje kombëtare vjen nga klipi i saj i fundit “Big”, i cili u publikua javën e kaluar, në një bashkëpunim me reperin Gunna dhe DJ-të e famshëm Imanbek dhe David Guetta.
Kënga është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku ndërkombëtar, dhe aktualisht renditet si kënga e pestë më e dëgjuar e momentit në platformën më të madhe të distrubuimit muzikor në botë, Spotify – gjë të cilën këngëtarja Ora e potencoi gjithashtu në postimin për urimin e pavarësisë. /arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?