Nëna e Rita Orës, Vera, ka treguar më shumë detaje rreth jetës së këngëtares me famë botërore.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ajo tregoi se e bija ka qenë shumë e gëzuar për koncertin madhështor që mbajti në Tiranë dhe vazhdimisht e ka parë si detyrim të tregojë për vendin nga vjen.
“Ishim shumë të emocionuar për ftesën. Rita ishte shumë e emocionuar, gjithmonë kur vjen këtu e ka një ndjenjë personale, po më duket që tërë jetën e saj e ka parë si një obligim të tregojë veten kush është. E prezanton veten si një shqiptare e suksesshme dhe mundohet t’i përkrahë të gjithë shqiptarët anembanë botës”, është shprehur Vera Ora.
E pyetur nga gazetari në lidhje me partnerin që është aktualisht krah Ritës, ajo u shpreh se kryesore është lumturia e vajzës së saj: “Unë dhe Besniku duam që Rita të jetë e lumtur. Dhe ajo është e lumtur për momentin dhe kjo është pika fillestare”.
Planeve për një dasmë të afërt, Vera Ora shprehet se gjithçka mbetet në dorë të vajzës: “Tani ajo mbetet për Ritën të japë këto vendime. Kjo është një gjë që çdo prind e ka dëshirë. Besoj që kryesore do të jetë qejfi i tyre dhe duhet të respektohet”.
Nuk mund të mungonte as një pyetje pikante, rreth dëshirës së saj për t’u bërë gjyshe. Nëna e yllit botëror tregoi se ka shumë dëshirë që në të ardhmen të bëhet me një nip ose mbesë nga Rita.
“Unë si prind e pres me padurim të bëhem gjyshe, në të ardhmen kam dëshirë”, ka theksuar ajo.
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...
Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për vrasj...
Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shtyjë vendimin për ndal...
Gresa dhe Gjesti ironizojnë rikthimin e Fitimit: ‘Ta ka drid...