Nëna e Rita Orës ka shkruar një mesazh domethënës këtë fundvit.
Vera Ora bashkë me bashkëshortin, Besnik Sahatçiu (Ora) dhe tre fëmijët, Elena, Rita dhe Doni, po shijojnë pushimet në këto ditë të fundit të 2019-ës, shkruan lajmi.net.
Familja Ora po pushojnë në Saint-Barth, ndërsa vazhdimisht kanë publikuar imazhe të reja nga atje.
Së fundi, Vera postoi disa fotografi në bikini, të cilave ua bashkëngjiti një mesazh të duqishëm.
“Kjo fotografi është një përfaqësim i të gjithë neve që kanë plagë, plagë emocionale apo fizike që të gjithë mund t’i fshehim brenda (imja është plagë e operacionit të gjirit).
Kam mësuar që plagët nuk na përcaktojnë se ato duhet të jenë një kujtesë e forcës dhe vendosmërisë sonë që trupat ose mendja jonë kanë kaluar! Bëni vitin 2020 një vit që ta duam dhe respektojmë trupin tonë dhe të kujdesemi për shëndetin tonë mendor në proces.
Ju dua të gjithëve”, ka shkruar ajo.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...