Personazhi që solli mjaft energji pozitive në emisionin“Chaud Patate” në Energy Radio ishte moderatorja e njohur dhe njëkohësisht dhe nëna e Ledri Vulës, Xheraldina Vula.
Xheri foli eksperiencën e re në “MasterChef junior”, familjen dhe për Ledrin në veçanti.
Një nga kuriozitetet e moderatorëve ishtë nëse Xheraldina kishte marrë kërkesa për shkuesi (mblesëri) për Ledrin. Dhe përgjigja e saj ishte me shumë humor, por duke thënë të vërtetën.
“Mu kujtua dhe fytyra… (Qesh) Po natyrisht që ka, se edhe nënat, dhe unë do të doja që Ledri të ketë një vajzë të mirë. Po ka pas raste të tilla, nuk kanë ardh direkt, por normal unë e kam mbyll gojën se s’ke çka me thënë sepse nuk varet absolutisht dhe nga unë as prej saj se ndoshta ajo e ka dëshirën e saj por vajza nuk e ka. Mendoj se kanë qenë më shumë dëshira të së ëmës se e bija nëse do të donte do ta gjente një mënyrat e veta. Më vinte rëndë.”,- tha Xheraldina.
Ndërsa Xheri na shuajti kuriozitetin dhe për emrin e Ledrit, duke ta treguar se si e zbuloi dhe vendosi pikërisht atë emër.
“Babi im është hulumtues shumë i madh dhe tani po boton librin për Hasan Prishtinën që do të jetë dhe pjesë e Panairit të Librit këtu në Tiranë. Ai atëherë kishte gjet një libër shumë të vjetër me emra ilir dhe prej atij libri unë zgjodha emrin Ledri dhe Lurni ja vendosa djalit të vëllait. Ledri ka lind me emër në të vërtetë.”,- tha Xheraldina.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë