Nëna e Gigi Hadid, Yolanda ka konfirmuar thashethemet se vajza e saj është në pritje të fëmijës së parë me ish anëtarin e One Direction, Zayn Malik.
Ylli i The Real Housewives of Beverley Hills, pranoi se gjersa familja është e tronditur sesi lajmet janë bërë publike, ata megjithatë janë të lumtur, transmeton portali arbresh.info.
“Po shkon mirë, por ende jemi të tronditur se si sekreti ynë i vogël doli në shtyp”, ajo tha për transmetuesin holandez RTL Boulevard.
“Sigurisht, jemi të emocionuar. Mezi pres që të bëhem gjyshe ”.
Yolanda vazhdoi duke zbuluar se fëmija i parë i Gigi dhe Zayn pritet të arrijë në shtator./arbresh.info/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...