Google ADS

Nëna e Gigi Hadid mezi po e pret lindjen e mbesës

22:33 | 19 Shtator 2020
A. B.

Supermodelja Gigi Hadid është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe në shtator pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Ajo dhe i dashuri i saj, këngëtari Zayn Malik, para pak muajsh u zhvendosën së bashku në një apartment në New York, shkruan portali arbresh.info

Yolanda Hadid nëna e Gigit së fundi ka publikuar fotografi të Gigi-t me barkun e rrumbullakosur.

“E presim me padurim që ajo të lind engjullin e saj”, ka shkruar ajo.

Zayn dhe Hadid u rikthyen bashkë në dhjetor të vitit të kaluar, pas disa lëkundjeve që kishin në lidhjen e tyre shumëvjeçare. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme