Nëna e Bella dhe Gigi Hadid heq ‘botox-in’, thotë se ndjehet e lirë

13:15 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Yolanda Hadid duket se nuk është penduar pas vendimit që mori për të eleminuar gjithë sasinë e ‘botox-it’ që kishte bërë në trupin e saj.

Nëna e dy supermodeleve me famë botërore, Bella e Gigi Hadid madje po e shijon ndjesinë e të qenurit e lirë dhe natyrale.

Ajo ka postuar në llogarinë e saj Instagram një fotografi ku shihet në një plazh e veshur në bikini, teksa ka shkruar: “Liri të cilën nuk e kanë ndjerë më parë”.

55 vjeçarja kishte theksuar se dy vajzat e saj janë krejtësisht natyrale dhe nuk kanë ndonjë ndërhyrje në trupin e tyre, gjë për të cilën ajo është krenare dhe e lumtur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme