Google ADS

Në videoklipin e ri të Jennifer Lopezit paraqitet edhe ish burri i saj (VIDEO)

12:43 | 12 Korrik 2017
Arbresh.info

Jennifer Lopez ka publikuar klipin e saj më të ri “Ni Tú Ni Yo”.

Këngëtarja famshme, e cila është e njohur për ekstravagancën e saj nuk ka hezituar që edhe në këtë klip të shfaqet mjaft joshëse dhe seksi, madje në disa prej skenave ajo duket nudo tërësisht, e mbuluar vetëm me gjethe palme.

Edhe pse vitet kalojnë për të koha qëndron në vend.

“Ni Tú Ni Yo” është kënga e parë e 47-vjeçares, e albumit të saj më të ri në spanjisht. Ndërkohë klipi, me regji të Emil Navas, është xhiruar në muajin qershor në Isla Morada të Floridës.

Në fillim të kripit shfaqet edhe ish-bashkëshorti i këngëtares, Mark Anthony në rolin e menaxherit.

http://www.dailymotion.com/video/x5tadgk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme