Google ADS

“Ne shqiptarët gjithmonë ua fusim sa krahu kosovarëve”, Antonela habit me deklaratën

15:36 | 9 Dhjetor 2021
F.T

Banoret gjatë qëndrimit në oborrin e shtëpisë “Big Brother VIP”, hapen temën e diskutimit rreth trajtimit të kosovarëve në Shqipëri.

Antonela Berisha reagoi duke thënë se kur kosovarët vinë në Shqipëri gjithmonë ua ndryshojnë çmimet në momentin kur e kuptojnë që janë nga Kosova.

“Ne shqiptarët gjithmonë ua fusim sa krahu kosovarëve”, u shpreh Antonela.

Ndërsa, Pajtim Krasniqi (DJ PM) i cili është nga Kosova tha se kudo të shkosh, ka njerëz të ndryshëm, ashtu siç mund të ketë edhe në Kosovë.
Po ashtu ai kujtoi tërmetin që kishte ndodhur në Shqipëri para dy vitesh, që kosovarët ishin organizuar në mënyrë për t’i ndihmuar të prekurit nga tragjedia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme