Megjithëse nuk është tepër aktiv në rrjete sociale, Flori Mumajesi ndan “rrallë e për mall” në llogarinë e tij në Instagram disa postime që tërheqin vëmendjen. Sot, Flori ka vendosur të ndajë me ndjekësit e tij një ironi të lezetshme për shqiptarët, duke na bërë kuriozë të dimë me kë e ka.
“Më mërzisin kur thonë nuk jetohet më këtu! Si, pse? Shqipëria është lule, më trego një vend në botë që i ka spiunët falas?”- shkruan Flori, deklaratë e cila me siguri bazohet diku. Kush ta ketë spiunuar vallë Florin? Kjo mbetet për t’u parë! Të rralla janë herët kur këngëtari “shfryhet” në rrjete sociale dhe duket se këtë herë qenka mbushur kupa!
Më herët, Mumajesi bëri bujë me deklaratën e tij në media, pasi rrëfeu se Covid-19 i kishte prishur planet, pasi kishte vendosur të martohej. “E kisha bërë në plan që këtë vit të martohesha, por s’më eci”- tha këngëtari, megjithatë ende s’na ka prezantuar asnjë vajzë publikisht, duke na lënë kuriozë për jetën e tij private./lexo/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...