Google ADS

“Ne sapo bëmë historinë”, Yllka Gashi e lumtur për suksesin e filmit “Zgjoi” në ‘Sundance Film Festival’

11:05 | 3 Shkurt 2021
Arbresh.info

Protagonistja kryesore e filmit “Hive (Zgjoi)”, aktorja Yllka Gashi, ka reaguar pas suksesit të shënuar nga filmi me produksion kosovar.

Filmi në fjalë, regjisore e të cilit është Blerta Basholli, ka fituar tri çmime kryesore në ‘Sundance Film Festival 2021’.

Ai është shpërblyer me çmimet: ‘Filmi më i mirë’, ‘Regjisorja më e mirë’, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në ShBA.

Aktorja Gashi e cila luan rolin kryesor në këtë film, publikoi në rrjetin social Facebook një status, duke treguar me krenari suksesin historik të kinematografisë vendore për arritjet që shënoi “Zgjoi”.

“Ne sapo bëmë historinë! Filmi jonë “Hive” me regji dhe skenar të Blerta Bashollit, prodhuar nga Ikonë Studio, fitoi tre çmimet kryesore në Sundance Film Festival 2021. Filmi më i mirë, Çmimi i publikut dhe Regjisorja më e mirë. Blerta Basholli, Të dua! Faleminderit që më bëre pjesë të kësaj ëndrre!”, shkroi Yllka Gashi në Facebook.

“Zgjoi” përndryshe është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme