Në pritje të ëmbël, Emily nuk i ndalë pozat me barkun e rrumbullakosur

21:06 | 14 Nëntor 2020
A. B.

Modelja e njohur, Emily Ratajkowkski, së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Fotosesionet tashmë në rrjete sociale nuk e ka ndërmend t’i ndalë, teksa vazhdimisht sjell të tilla ku thekson barkun e rrumbullakosur, shkruan portali arbresh.info

Edhe sonte, Emily-t veshja e ngushtë padyshim ia theksonte linjat trupore, të cilat po i ndryshojnë çdo ditë e më shumë për shkak të foshnjës.

Që nga lajmi për shtatzëninë, Emily përpos pozave atraktive nuk ka zbuluar se kur do të bëhet nënë apo të flas për gjininë e bebes.

Ani pse fansat e modeles kanë filluar të spekulojnë për gjininë, bukuroshja brune ka zgjedhur të hesht. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme