Google ADS

Në pritje të ëmbël, Arbana Osmani tregon barkun e rrumbullakosur

01:02 | 19 Maj 2020
Trina Galanxhi

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani është në pritje të ëmbël.

Ajo dhe Eduart Grishaj do të bëhen së shpejti prindër dhe lajmin e bukur e dhanë me datë 7 Maj, në ditën e ditëlindjes së tyre të përbashkët.

Miq të afërt të çiftit kanë treguar për revistën “Story” se çifti do të bëhen me djalë. Si Arbana ashtu dhe Eduarti po e presin me padurim foshnjën e tyre.

Moderatorja ka publikuar së fundmi në profilin e saj të Instagramit një foto ku shihet e veshur me një fustan të zi dhe në sy bie barku i rrumbullakosur. Ndjekësit nuk kanë hezituar ta komplimentojnë dhe njëkohësisht ta urojnë për bebushin./indexonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme