Në prag të ditëlindjes, Beatrix zhvishet për një pozë seksi në ballkon

18:21 | 8 Qershor 2020
Arbresh Info

Beatrix Ramosaj ka treguar format trupore në bikini.

Këngëtarja Beatrix Ramosaj nesër feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Ajo mbush 26 vite jetë e në ditën e fundit si 25-vjeçare ka zgjedhur të zhvishet për ta realizuar një foto artistike në ballkon.

Këngëtarja duket joshëse teksa tregon format trupore ndërsa pranë postimit i ka shkruar disa fjalë.

“Sot është 8 qershori, që do të thotë është dita ime e fundit e të qenurit 25-vjeçare. Unë nesër bëhem 26 vjeçe dhe hyj diku në fundin e të 20-tave. Ky vit ka qenë shumë i mirë për mua. Kam krijuar disa kujtime absolutisht të jashtëzakonshme. Koha fluturon shpejt. Jam mirënjohëse”, ka shkruar ndër të tjera Beatrix pranë postimit të bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Beatrix kohët e fundit i ka shpeshtuar pozat e tilla dhe po merr vëmendjen në rrjete sociale.

https://www.instagram.com/p/CBK-YYspXyB/?utm_source=ig_web_copy_link

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme