Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora kishte rikrijuar veshjen ikonike të artisti të famshëm, Prince për performancën e saj në “AmfAR Gala” të vitit 2019.
Ndërsa, sot në përvjetorin e pestë të vdekjes së ylli amerikan, 31-vjeçarja ka risjell këtë dukje të saj në një postim të radhës në InstaStory.
Rita shihet e veshur me një kostum me ngjyrë të kuqe, pantallona dhe jelek të kombinuar me një këmishë të bardhë, identike me atë që Prince kishte veshur vite më parë.
“Na mungon”, ka shkruar Rita sipër imazhet ku shihej ajo dhe Prince me veshje të njëjtë.
Kujtojmë që Prince ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare nga mbidoza më 21 prill të vitit 2016.
Ndryshe, Rita mbetet e angazhuar si anëtare e jurisë në edicionin e ri të spektaklit “The Voice Australia”./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...