Sot bëhen gjashtë vite që kur u nda nga jeta Mona Ismaili, nëna e këngëtareve të njohura Adelina dhe Zanfina Ismaili.
Mona punonte si menaxhere e vajzave të saj, të cilat kanë lënë gjurmë ndër vite në diskografinë shqiptare me këngët e tyre të shumta, shkruan arbresh.info
Në përvjetorin ë nënës Adelina e Zanfina kanë përlotur me fjalët e saj.
“Gjashtë vite pa ty mami. Asgjë nuk është e njejtë pa ty, na mungon çdo ditë e më shumë,” shkroi fjalët prekëse Adelina përmes një postimi në Instagram.
“Gjashtë vite pa ty, gjashtë jetë, gjashtë shekuj, me mall që nuk shuhet. Nuk mjaftojnë kujtimet, nuk mjaftojnë fotografitë, nuk mjafton të mendoj e të paramendoj tërë kohën qysh ka qenë kur je kan këtu. Zanin ta kom harru e sa herë të përmendi kot munohna me kujtu. Sa ma e mirë paska qenë bota kur je kan ti këtu. Kom menu që gjith kom me t’pas. Veq edhe një herë me mujt me t’perqaf e me t’i thon krejt çka kom dasht,” e mbylli postimin e saj me fjalët më prekëse Zanfina.
Ndërkohë, Zanfina në kujtim të Monës kishte realizuar një këngë të titulluar “M”, e cila është pëlqyer në masë të madhe nga fansat e saj. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...