Sean ‘Diddy’ Combs deklaroi dashurinë e tij të pavdekshme ndaj Kim Porter, ndërsa bëri homazhe për ish-partneren në dy vjetorin e vdekjes.
Diddy, 51 vjeç, postoi disa fotografi të ish-gruas, me të cilën ishte për më shumë se dhjetë vite dhe kanë së bashku katër fëmijë.
Në imazhet që ka ndarë në rrjetet sociale, ata duken një familje e lumtur dhe e kompletuar përfshirë këtu edhe fëmijët e tyre.
View this post on Instagram
“Mbretëresha Kim Porter, e pazëvendësueshme. Të dua përgjithmonë”, ka qenë mbishkrimi i fotografive.
Reperi gjithashtu ndau një tjetër fotografi bardh e zi të gruas së tij ku shfaqet me fustan të bardhë.
View this post on Instagram
“Më mungon dhe do të më mungojë gjithmonë”, ka shkruar ai.
Kim vdiq më 15 nëntor të vitit 2018 në moshën 48 vjeçare nga ‘disa komplikime që lidhen me pneumoni’.
Ajo u shoqërua me Diddyn prej vitit 1994 deri në 2007.
View this post on Instagram
Çifti kishin tre fëmijë së bashku, djalin Christian, 22 vjeç dhe vajzat binjake D’Lila Star dhe Jessie James, 13 vjeçe.
Artisti amerikan po ashtu adoptoi djalin e Kim, Quincy nga lidhja e saj me aktorin Al B. Sure !. /Telegrafi/
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...