Google ADS

Në nderim të Rita Oras ka nisur pikturimi i një murali në Ferizaj

09:09 | 15 Prill 2021
A. B.

Rita Ora për javë të tëra ka qenë ndër personat më të diskutueshëm në faqet rozë.

Rita muaj më parë lansoi mini-albumin “Bang Bang”, që u prit jashtëzakonisht mirë nga admiruesit e muzikës së saj, shkruan portali arbresh.info

Artistja u shfaq me veshje tradicionale kombëtare, të modifikuar nga stilisti Valdrin Sahiti, duke promovuar kështu në tregun ndërkombëtar veshjet tona autoktone.

Tani në nderim të saj ka nisur pikturimi i një murali në qytetin e Ferizajt, në pjesën anësore të një banese.

Është përzgjedhur që imazh i pikturimit të jetë një fotografi e këngëtares shqiptare me veshje tradicionale, ku shfaqet me duar te gjoksi duke bërë simbolin e Shqiponjës.

Rita Ora ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video, nga raportimet e një prej televizioneve të Kosovës, që tregonte punën që po bëjnë artistët për finalizimin e këtij murali.

“Uau, ju më keni marrosur mua nga larg me këtë”, ka shkruar 30—vjeçarja në mbishjrimin e postimit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme