Në listën e serialeve më të mirë të vitit është edhe ai i regjisorit shqiptar, Izer Aliu

13:37 | 22 Dhjetor 2021
A. B.

“Countrymen” është një serial komedi krimi norvegjez i krijuar dhe shkruar nga shqiptari Izer Aliu (“Hunting Flies”) dhe Anne Bjørnstad (“Lilyhammer”, “Beforeigners”).

Ky serial në listën e serialeve më të mirë të vitit 2021, shkruan Variety transmeton arbresh.info

Seriali ndjek katër burra me plane të dyshimta që shpërngulen në një fermë në fshat dhe bëhen themeluesit e biznesit të parë të prodhimit të djathit hallall në Norvegji, pak a shumë kundër vullnetit të tyre. I shitur nga Banijay Rights, shfaqja u prodhua nga labeli norvegjez i Banijay Rubicon për transmetuesin NRK dhe bashkëprodhuar nga ARTE France

Seriali me tetë pjesë, i cili fitoi çmimin e shkollës së mesme në festivalin Canneseries, kryesohet nga Nader Khademi (“Ninjababy”), Ayaz Hussain (“Kasim Bæder”), Jonas Strand Gravli (“Ragnarok”) Arben Bala (“Lilyhammer” ) dhe Erika Strand Mamelund. – Elsa Keslassy. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme