Moderatorja Liberta Spahiu ka folur së fundmi për martesën dhe se si e shikon të ardhmen.
E ftuar në “ATV”, Spahiu tha se nuk i dihet asnjëherë jetës dhe se nuk e di kur ka në plan të martohet. Moderatorja ka shtuar se është shumë e lidhur me familjen dhe se kur të martohet, do ta marrë burrin në shtëpinë e prindërve të saj.
“E kam thënë se kur do të martohem, por nuk i dihet jetës. Ka plot raste kur njerëz planifikojnë një dasmë për vite të tëra dhe ndodh që ose ikën nusja ose ikën burri. Kështu që le të ndodhë çfarë të ndodhë, sepse pavarësisht lidhjes që ke një person ndodh që kur bën plane dhe nuk të funksionojnë. Familja nuk më ngacmojnë sepse jam edhe fëmija i fundit dhe rri me ata. Ata madje kanë dëshirë që të rri me ta, madje iu kam premtuar që nëse do ta marr burrin do ta marr te shtëpia,”- u shpreh ajo.
Liberta është përfolur se mund të jetë në një lidhje me Flor Mumajesin. Ajo i hodhi poshtë lajmet duke shtuar se mes tyre ka vetëm miqësi, dhe pse në disa nga fotot e shkrepura mes tyre dukeshin mjaft të afërt.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...