Nëse Gigi do të ishte gjallë, sot do të festonte ditëlindjen e saj të 14-të! Por, aksidenti ajror fatkeq i mori jetën asaj dhe të atit, basketbollistit të famshëm Kobe Bryant në pasditen e 26 janarit, ku mbetën të vdekur edhe shtatë persona të tjerë.
Vanessa Bryant, e ëma e Gigit bëri një dedikim të ndjerë dhe publik në ditëlindjen e së bijës, duke shkruar: “Gëzuar 14-vjetorin e lindjes vajza ime e ëmbël, Gianna. Mami të do aq shumë sa nuk do mundet dot ta tregojë ndonjëherë. Më mungon shumë çdo ditë. Uroj që të mund të zgjohem dhe të të kem këtu me mua”, shkroi ajo.
Ndërkohë, Jeff Leatham një ndër floristët më të famshëm në Paris, por edhe në botë, u shpreh se në kujtim të së ndjerës Gianna Bryant, prej këtij muaji në Hollandë do të ekzistojë një trëndafil me emrin Gigi, që do të jetë pjesë e çdo kompozimi lulesh, dekoresh apo krijimesh artistike që do të realizohen në vijim.
Gigi Rose do të jetë një trëndafil nga firma Meijer Roses, që ka marrë këtë vendim duke i kushtuar një lloj trëndafili special të ndjerës Gigi që vdiq në aksidentin tragjik ajror në fillim të këtij viti.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...