Google ADS

Në gjysmëfinalen e “Deutschland sucht den Superstar”, Lorent Berisha pret votën e shqiptarëve

11:46 | 8 Prill 2023
A. B.

Shqiptari nga Zvicra, Lorent Berisha po merr pjesë në “Deutschland Sucht den Superstar”.

19-vjeçari po komentohet për ngjyrat e tij të zërit kumbues, duke pushtuar skenën me paraqitjen e tij mahnitëse, shkruan arbresh.info

Berisha doli të hyjë në top dhjetëshen e garës në këndim “Deutschland sucht den Superstar” (Gjermania kërkon super-star ose DSDS).

E sonte në gjysmëfinalen e këtij spektakli, Lorenti kërkon votën e publikut shqiptar kudo në botë.

Lorent Berishën mund ta shihni të shtunën në orën 20:15 në emisionin e dytë live të “DSDS” në RTL.

Kujtojmë se Lorent Berisha është me origjinë shqiptare, i lindur në Lucern të Zvicrës. /Arbresh.info/

Të ngjashme