Google ADS

Në emër të regjisorit të njohur persona të papërgjegjshëm shesin bileta për ndeshjen Kosovë-Angli

18:07 | 12 Nëntor 2019
A. B.

Temë aktuale orët e fundit ka qenë problemi që po e kanë qytetarët për të siguruar ndonjë biletë për ndeshjen Kosovë-Angli, pasi u bllokua sistemi ‘online’, duke shkaktuar zemërim të madh tek publiku.

Persona të papërgjegjshëm kanë shfrytëzuar rastin që të vinin numra të personave të ndryshëm të njohur, kinse ata po shesin bileta për ndeshjen, shkruan portali arbresh.info

E viktimë e këtyre personave ishte edhe regjisori Fatos Berisha, numrin e të cilit e keqpërdorën nëpër faqe të internetit.

“Unë nuk shes bileta. Kjo është një mashtrim dhe metodë e poshtër e intimidimit të privacisë sime,-ka shkruar Berisha

https://www.facebook.com/FatosBerishaOfficialPage/posts/3116755958334662?__xts__[0]=68.ARBsXAGY7029y9vRTQywdyptEvGS1CULvV2XihIK5X5KcoubtAJ1uYgAf_OSxk06yDvYTaxvFcNKuNjnToaJfoz5AoCtKOGZlgl2CDtzYDIlcd2fZ1r_hMxy8CIjPk1mi1tMX1-G17dfqfBu6zlHgapj6kC19mi-jBGozMyYbTbhNLthp_-NtnqA4xQh4WQwzqqbbn2pnI9rLVLvM9_vM1fqhPefxAsTsgJLG7sm8y017yfjddm7Q2nhhjuz4EKMsIAO–vOjpAqVyx1U2HM5U0PuA7T-Cp79r0Nti2aSGIo9BCGNzNKp9dk4dcdsJXvfOKGTRPKW1jmi0ybMvi3u04HGQ&__tn__=-R

Ndryshe, aktualisht kanë kaluar pothuajse dy orë që nga dalja në shitje e biletave dhe uebfaqja e kompanisë vazhdon të mos jetë në dispozicion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme