Derisa Kanye po nuk po e lë të qetë ish gruan, marrëdhënia e Kim Kardashian dhe Pete Davidson po bëhet më e fortë.
Kanye si duket është bërë pishman për ndarjen nga gruaja pasi në ditën e Shën Valentinit i bëri një dhuratë madhështor, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Një kamionetë me trëndafila të kuq ku shkruhej “Vizioni im është i qartë si kristal”.
Kjo erdhi disa orë pasi reperi deklaroi dashurinë e tij për Kimin dhe katër fëmijët e tyre pas lajmeve për ndarjen e tij nga e dashura Julia Fox.
Kanye ka publikuar disa fotografi të dhuratës në fjalë në Instagram, ku edhe në mbishkrimin e fotografive ka shkruar të njëjtin varg që shkruhej në kamionetë.
Ai gjithashtu etiketoi Kimin në postimin në fjalë. Kjo shënon ditën e parë të Shën Valentinit të Kimit dhe Kanyet që nga koha kur paraqitën divorcin vitin e kaluar, më 19 shkurt. / arbresh.info/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...