Google ADS

Në ditëlindjen e saj, Luana Vjollca pozon për kopertinën e revistës amerikane “Style Cruze”

21:08 | 2 Shtator 2020
L G

Luana Vjollca nuk po i ndalon sukseset.

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është duke arritur suksese të njëpasnjëshme, sigurisht falë punës dhe përkushtimit.

Së fundmi ka pozuar për kopertinën e revistës amerikane “Style Cruze” dhe e gjitha ndodhi sot në ditëlindjen e saj të 29-të.

Ishte vetë Luana ajo e cila e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet një postimi të fundit të bërë në Instagram.

“Për ditëlindjen time jam e emocionuar të ndajë këtë kopertinë ekskluzive të revistës së madhe amerikane, Style Cruze, për çështjet e shtatorit”, ka shkruar ajo pranë postimit.

Krijuesja e hitit “Pa Panik” ka pozuar me një fustan të shkurtër, me të cilin ka marrë vëmendje të madhe me dukjen./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme