Në ditëlindjen e babait, Dua arrin rekord prej 700 milionë dëgjimesh në Spotify

22:39 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Jemi vetëm në muajt e parë të vitit 2018, ndërsa Dua Lipa tashmë ka arritur suksese të mëdha.

Jo vetëm që i fitoi dy çmimet e para në ‘BRIT Awards’ muajin e kaluar, por ajo kishte vënë rekord, si këngëtarja me më së shumti nominime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve britanike.

Dhe për të vazhduar me këtë sukses, 22-vjeçarja është duke i dominuar top-listat me hitin e fundit “IDGAF”.

Klipi i kësaj kënge që është publikuar në YouTube në më 12 janar, ka arritur 125 milionë shikime në shërbimin e shpërndarjes së videove.

Ndërsa, hiti më i madh i saj, “New Rules”, ka arritur një tjetër rekord të jashtëzakonshëm – duke kaluar 700 milionë ‘streaming’ në platformën Spotify.

“New Rules” është dëgjuar jashtëzakonisht shumë që nga publikimi, në qershor të vitit 2017 (në korrik u lansua videoklipi), prandaj nuk është befasi që është dëgjuar mbi 700 milionë herë vetëm në Spotify. Në këtë mënyrë është bërë edhe kënga e gjashtë më e dëgjuar në Spotify nga një artiste femër.

Kështu, ajo iu është bashkuar yjeve, si Sia, Adele, Fifth Harmony, Rihanna e Camila Cabello, të cilat e kanë arritur këtë sukses.

Për më shumë, Dua është artistja e pestë më e popullarizuar në Spotify në gjithë botën. Vetëm Drake, Ed Sheeran, Kendrick Lamar dhe Camila Cabello janë aktualisht më të popullarizuar se ai në këtë platformë.

Këtë sukses, këngëtarja e ka arritur pikërisht në ditëlindjen e babait të saj, Dukagjin Lipa. Përmes një postimi në Instagram, ajo e ka uruar babanë e saj.

“Urime ditëlindja, baba! Të dua, më mungon, do të doja të isha në shtëpi të të përqafoja shumë dhe të të puthja”, ka shkruar Dua. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme