Mbrëmjen e sotme në “Piter Pan” në tvklan, e ftuar ishte këngëtarja e njohur Ronela Hajati.
E vënë përballë pyetjeve të fëmijëve, Ronela nuk ka nguruar që të kthejë përgjigje, gjithnjë me doza humori siç karakterizohet në intervistat saj për mediat.
Por një pyetje e ardhur nga bukuroshja Emel, e ka vënë në siklet këngëtaren, pasi e ka pyetur për lëvizjet e saj provokuese në videoklipet.
“Unë kam parë që gjatë gjithë kohës që kërcen, e tund byçën gjithë kohës dhe unë të kopjoj ty por mami bërtet. Pse më bërtet ajo mami mu?!”
“Dëgjo, edhe unë tundjen të mësuar e kam, e kam parë pa e kam bërë…”, u shpreh ajo duke qeshur.
“Me rëndësi është mos merrni shembull nga unë, edhe nja 10 vjet. Pastaj e e dini vetë çfarë bëni. Unë kur dal në klip transformohem, edhe janë ca këngë që e meritojnë atë tundjen, ka ca të tjera që e meritojnë të rrish si zonjë, kështu që i përshtatemi… nuk e di pse shikoni atë që nuk duht të shikoni ju”, tha Ronela./koha.mk/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...