Google ADS

Në albumin e ri, Tuna vjen në duet me Armend Regjepagiqin

09:55 | 2 Mars 2019
A. B.

Ajo shënoi fuqishëm rikthimin e saj në muzikë gjatë vitit 2018 me nxjerrjen e dy projekteve muzikore, të cilat ia rikthyen lavdinë e dikurshme.

Por këngët solo nuk janë iniciativa e vetme që ajo ka ndërmarrë për t’iu rikthyer fansave të saj, që e kanë pritur me aq padurim, shkruan arbresh.info

Tuna ka bërë ditur se albumi i saj do të përmbajë shtatë këngë prej të cilit dy janë bashkëpunime me Yll Limanin si dhe me tekstshkuresin dhe këngëtarin e famshëm Armend Regjepagiqi, kjo këngë titullohet “Harrova”

Tuna ndryshoi ndër vite stilin e saj duke u shfaqur shumë provokative dhe me këngë me tematike ofensive, por si duket ajo ka vendosur të kthehet në zhanrin që e kultivoi në fillim të karrierës.

Këngëtarja është e lumtur në martesë me Patris Berishën, dhe kanë një djalë nga dashuria e tyre, Tianin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme