Jemi mësuar ta shohim gjithmonë bionde, por Loredana na befasoi të gjithëve rreth një muaj më parë kur u shfaq me flokë të zeza në prezantimin e albumit të ri “Medusa”. Ndonëse ky look i shkonte shumë, fansat janë të idesë se është më mirë me flokët e “bardha.
Mesnatën e sotme reperja do publikojë këngën e saj të re dhe me atë rast ka bërë edhe një ndryshim në look. Ajo ka ndarë në rrjetet sociale disa foto ku shihet me flokët në ngjyrë portokalli dhe kaçurrela.Ndonëse ky ndryshim i shkon shumë artistes kemi përshtypjen se do jetë diçka e përkohshme.
Edhe kjo këngë do jetë pjesë e albumit të saj që do publikohet në dhjetor. Projekti i fundit që Loredana solli ishte “Rockstar”, i publikuar më 23 tetor.Sikundër jemi mësuar me tekstet e saj, reperja edhe një herë nxjerr në pah në “Rockstar” faktin se është emër i lakuar, shumë i suksesshëm dhe një “bad girl” që nuk i bëhet vonë as për policinë.Pasi u zhduk nga rrjetet sociale, Loredana zbuloi se ka përgatitur një album të ri, me të cilin pritet të bëjë bujë të madhe.
Reperja thotë se “Medusa” flet për 18 muajt e fundit të jetës së saj dhe gjithë teksti tregon shumë për të, përfshirë edhe raportin me Mozzik./botapress
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...