Ndryshohen datat e mbajtjes së ceremonisë të Oscarëve

17:18 | 12 Qershor 2019
A. B.

Pas një kohe të gjatë do të ketë ndryshime në datat dhe kohën e mbajtjes së një ngjarjes madhore që i dedikohet kinematografisë botërore.

Ceremonia e ndarjes së çmimit të Oscar, kulmi i laureatëve në filmin në SHBA, do të mbahet në fund të shkurtit të vitit 2021 dhe 2022 shkaku i shmangies së ngjarjes sportive që do të mbahet në atëkohë, thonë organizatorët.

Çmimet Oscar do të ndahen në muajin shkurt për shkak të përputhjes së Lojërave Olimpike Dimërore, pastaj me Super Bowl, finalet e Futbollit Amerikan (Rugby), por ngjarjeve të tjera të mëdha.

Ngjarja e 92-të e Oscarit do të mbahet më 9 shkurt të vitit të ardhshëm gjersa në vitet tjera – 28 shkurt 2021 dhe 27 shkurt 2022.

“Datat për Olimpiadën e Dimrit 2022, Super Bowl dhe Futbolli Amerikan kanë shtyrë datat për 2021 dhe 2022 në të dielën e fundit të shkurtit”, ka njoftuar Akademia e Arteve dhe Shkencave Amerikane si dhe televizioni, ABC, i cili e transmeton ceremoninë në SHBA.

Oscarët janë ndër çmimet më të çmuara të filmit në botë dhe transmetimet e drejtpërdrejta televizive të kësaj mbrëmje gala të Hollivudit shfaqen në 225 vende të botës duke përfshirë edhe Kosovën. /telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme