Marsela e cila njihej për kilogramët e tepërta imahniti të gjithë pak kohë më parë me daljes e saj tek “Kënga Magjike” edicionin e fundit me pamjen e saj në super formë. Për këtë gjë bukuroshja me apo pa kilogramë të humbur ka folur për herë të parë tek “My Living” me Zhaklin Lekatarin.
Tashmë ajo ka arritur një ekuilibër, një peshë ideale, që i përshtatet fizikut dhe fiziologjisë që ka. Humbja e kileve të tepërta e bën të ndihet mirë dhe të shijojë këtë arritje, këto ndjesi apo lehtësi që të rrethojnë, dhe që vetëm sadisfaksioni i arritjes së figurës që dëshiron, arrin të të dhurojë. Ajo më pohon ( dhe kushdo që ka vuajtur më kilet e tepërta mundet të kuptojë) që e ze gjumi me qetësi nëse nuk ka abuzuar me çokollata në orën katër të mëngjesit apo me diçka të skuqur.
Janë mjekët italianë, më saktë nutricionisti i saj që e ka shoqëruar në këtë udhëtim, duke ndryshuar dietën dhe duke analizuar vlerat e trupit të saj. Marsela e quan vetën të papërgatitur në këtë sektor dhe nuk ka dashur të rrezikojë duke marrë dieta të gatshme që gjendet edhe në faqe interneti. Më e mira është që secili nga ne, të ushqehet në baze të nevojave individuale, ndonëse, brumërat, sheqernat, pijet e gazuara dhe alkooli duhen reduktuar – thotë ajo.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...