Në spektaklin Big Brother VIP Albania 3, ka ndodhur një moment i veçantë mes dy banorëve shumë të diskutuar të shtëpisë.
Bëhet fjalë për modelen dhe prezantuesen Sara Gjordeni dhe reperin nga Kumanova, Bardhi, të cilët tash e sa kohë kanë shpërfaqur një afrimitet me njëri-tjetrin.
Ata u ftuan në dhomën e rrëfimit, ku iu shfaq klipi me momentet e tyre më të bukura bashkë, gjersa u ftuan për të diskutuar mbi raportin e tyre.
E teksa iu kërkua që të dhuronin puthjen e parë si çift, dyshja fillimisht u stepën dhe u ndjenë të gatshëm që ta ndajnë këtë moment me shikuesit.
Megjithatë, ishte Bardhi ai i cili mori hapin e pari duke e puthur në buzë Sarën para mijëra spektatorëve në transmetimin direkt të spektaklit të së martës.
Ky ka shënuar një moment shumë romantik për dyshen, të cilët përmes kësaj puthjeje kanë konfirmuar tashmë lidhjen e tyre. /Telegrafi/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë