Google ADS

Ndodh puthja e parë në BBVA

12:29 | 31 Janar 2024
K.B

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli po vazhdojnë të jenë më të afërt se kurrë me njeri-tjetrin.

Një debat i ashpër ndodhi mbrëmjen e djeshme mes Rikes, Meritonit dhe Ilnisës ku kjo e fundit ‘xhelozoi’ për afrimitetin e tepërt që Meritoni ka me Riken.

Pas debateve të zhvilluara mes banoreve Ilnisa përjetoi një gjendje jo të mirë, dhe nisi të qajë në krahët e Meritonit, duke e fajësuar atë për veprimet e tij ndaj Rikes.

Gjatë një momenti që ajo ishte e shtrirë në krevat dhe duke qarë, Meritoni i dha një puthje në buzë për ta qetësuar dhe duke ‘vulosur’ kështu marrëdhënien e tyre. Pra mbrëmjen e djeshme çifti pati puthjen e parë në buzë me njeri-tjetrin.

Dhe gjatë ditëve që lamë pas ka patur momente ngacmimi, romantike, përqafime dhe puthje mes çiftit por ajo e mbrëmshmja e kthehu zyrtarisht në çift dyshen./iconstyle.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme