Spektakli i humorit Portokalli fillon këtë të diel dhe pas disa largimeve që gati tingëlluan si antireklamë, vijnë surprizat pozitive nga programi.
Dje, regjisori Altin Basha ka zbuluar, i ftuar në Top Show, që këtë sezon, spektakli do të ketë një skenë të re, madhështore.
Ndërkaq Blitz.al që ka ndjekur spektaklin që do të transmetohet të dielën, në studiot e televizionit, zbulon që do të ketë edhe surpriza të tjera.
Një prej tyre është që mes personazheve të rinj do të jetë Ardit Gjebrea. Ai do të imitohet nga aktori Rezart Veleshnja, që siç duket në këtë foto, ka hyrë plotësisht në lëkurën dhe kostumin e Gjeberas.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi