Ndërron jetë kompozitori, Avni Mula

22:15 | 29 Tetor 2020
A. B.

Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, kompozitori i mirënjohur shqiptar, Avni Mula.

Lajmin për këtë e ka bërë ditur këngëtari dhe producenti Ardit Gjebrea, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Gjebrea ka shpërndarë në Instagram një fotografi të kompozitorit të ndjerë me bashkëshorten Nina Mula, teksa ka shprehur ngushëllime për vajzën e tij, tenoren e famshme Inva Mula.

“Tashmë u bashkuan në qiell! Dhe unë kthehem në fëmijëri, kur muzika e Tij më dha emocionet e para: “Kur këndoj për ty moj nënë”; “I ëmbël zëri i gjyshes”; “Për çdo vit në maj”; Sa shumë kujtime Avni Mula – paqe për Ty! Ngushëllime Inva Mula”, ka shkruar Ardit Gjebrea në Instagram.

Avni Mula njihet për një numër të madh veprash artistike dhe kontributin e veçantë si artist ndër vite. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme