Pasditen e djeshme një nga grimierët me të famshëm, që kujdeset sidomos për personazhet VIP, gjeti vdekjen e menjëhershme pas një sulmi në zemër.
Pak orë më herët në profilin e Facebook, ai kishte publikuar një foto ku shfaqej midis nxënësve të akademisë së tij, gati për provimin e fundit.
Me një buzëqeshje krenare për punën që kishte arritur… Pak orë më vonë, ajo buzëqeshje bashkë me jetën e tij u shuan përgjithmonë.
Mediat italiane njoftojnë se Alessandro Cerciello, i ri dhe i famshëm, pasditen e djeshme pësoi një infarkt.
Grimieri i yjeve gjeti papritur vdekjen në shtëpinë e tij në moshën 38 vjeçare.
Mësohet se ai kishte pasur probleme me zemrën në të shkuarën.
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media