Dizajneri i famshëm i këpucëve Sergio Rossi ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Pak ditë më parë, Rossi u shtrua në një spital në Casena, qytet në Emilia-Romagna, një nga rajonet më të prekura nga Covid-19 në Itali. Raportohet se dizajneri mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Drejtori ekzekutiv i markës, Riccardo Sciutto, tha për Women Wear Daily: “Ai ishte një mjeshtër. Ishte kënaqësi e madhe që pata fatin ta takoja. Ka qenë udhëheqësi ynë shpirtëror dhe është sot më shumë se kurrë.”
Këpucët e Sergio Rossi-t u përdorën nga Azzedine Alaïa, Versace, Dolce & Gabbana etj., dhe u veshën nga emra të njohur, nga Lupita Nyong’o e deri te Rihanna, nga Paris Hilton te Laura Dern.
Pasi mësoi zanatin e bërjes së këpucëve nga i ati, Rossi filloi t’i shiste modelet e tij në Bolonjë në vitin 1966, përpara se të krijonte markën e vet në 1968.
Në vitin 1999, marka u shit te Gucci Group, që sot njihet si Kering, një nga konglomeratet më të mëdha në botën e modës luksoze. Më pas, në 2015-n, iu shit Investindustrial, kompani investimesh.
Muajin e kaluar, Rossi dhuroi 100,000 euro për spitalin Sacco në Milano për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?