Google ADS

Ndërroi jetë në spital në krahët e vajzës që nuk i la “hise”

11:51 | 2 Mars 2019
A. B.

Një i moshuar, rreth të 80’tave, ndërroi jetë në spital në krahët e vajzës së tij, por i braktisur nga dy djemtë e tij.

Për më tepër, këta të fundit përfitojnë nga sëmundja e babait duke marrë para borxh në emër të shërimit të plakut.

Ky është rrëfimi i filmit “Qikat” i regjisorit James Fetahu, që sjellë traditën e shqiptarëve në ndarjen e pasurisë, ku femra diskriminohet skajshmërisht.

“Pasurinë jau lo juve dyve djemtë e mi. E ti, qka jem, hisen e ki te burri e ishallah ki naj nafakë të mirë”, i kujtohet plaku vendimi në momentet e fundit të jetës derisa ka pranë vajzën e tij. Përfundon rrugëtimin e kësaj jete duke kërkuar që gabimi i tij të mos përsëritet nga gjeneratat që vijnë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme