Ndërrohen rolet, tani Luizi kërkon hapësirën e tij Kiarës

18:17 | 11 Prill 2023
K.B

Para se të eliminohej nga “Big Brother Vip Albania” Kiara Tito shpeshherë i kërkonte hapësirë Luizit.

Së fundmi duket se edhe Luizi po kërkon hapësirën e tij. Këtë e ka thënë gjatë një bisede me banorët e tjerë, ku ishte e pranishme edhe Kiara.

“Po të isha veshur e po të isha mbajtur mirë qysh në fillim, më kishte pranuar Kiara që në fillim. Me ja vështirësuar, me ja bërë të pamundur. Dhe tani zonja e zotërinj vjen momenti i hapësirës. Tani edhe unë kam nevojë për hapësirë”, tha Luizi, që me siguri e kishte në sensin e shakasë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme