Lajmi i ndarjes së një prej çifteve më të komentuar në media, Mozzik dhe Loredana, që prej disa ditësh po bën bujë të madhe në media por pavarësisht të gjithave, të dy kanë vazhduar përpara me jetën dhe karrierën e tyre.
Mozzik ka lajmëruar së fundmi për këngën e tij më të re, të titulluar ‘Dhelpër dinake’.Kënga pritet të publikohet së shpejti dhe është premtuar të jetë hit.
Ndonëse jeta e tij është përfshirë në shumë trazira, reperi sërish e ka gjetur kohën për fansat e tij. Përmes një postimi të bërë në Instastory, ai ka realizuar një bashkëbisedim me to.
Një ndër ndjekësit e ka pyetur nëse këngët e reja do të jenë shqip apo gjermanisht. ‘Shqip’, është përgjigjur prerë reperi.
Kujtojmë që reperi pas lidhjes me Loredanën, thuajse në çdo këngë të tij këndonte gjermanisht por tani që janë ndarë, ka ndërmarrë një vendim të tillë.
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën